Osmani takohet me Oravin: Raporti për Kosovën evidentoi edhe disa sfida

Osmani takohet me Oravin: Raporti për Kosovën evidentoi edhe disa sfida

Aktuale November 04, 2025 - 17:56

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në orët e pasdites ka pranuar në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, i cili i dorëzoi Raportin për Kosovën 2025 të Komisionit Evropian.

Sipas njoftimit të Presidencës thuhet se gjatë takimit, u diskutua mbi gjetjet e raportit, i cili “vlerëson pozitivisht progresin e Kosovës në disa fusha, por njëkohësisht evidenton edhe sfidat që mbeten për t’u adresuar”, raporton Zeri.info.

“Presidentja Osmani theksoi se këto gjetje duhet të trajtohen me prioritet, me qëllim që Kosova të vazhdojë me hapa të vendosur dhe në ballë të reformave drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.

Osmani ka falënderoi Oravin për mbështetjen e vazhdueshme të BE-së, duke ritheksuar përkushtimin e palëkundur të popullit të Kosovës për integrim në familjen evropiane.

“Presidentja theksoi se ky proces kontribuon jo vetëm në prosperitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, por edhe në paqen dhe sigurinë afatgjatë në rajon e më gjerë”, thuhet në njoftimin e Presidencës. /Zëri