Haradinaj pasi Konjufca u propozua për mandatar të ri: Përpjekje për të vazhduar kapjen e institucioneve të shtetit
Foto: Laura Hasani

Haradinaj pasi Konjufca u propozua për mandatar të ri: Përpjekje për të vazhduar kapjen e institucioneve të shtetit

Aktuale November 04, 2025 - 13:10

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi LVV-ja ka propozuar Glauk Konjufcën për mandatar të ri për formimin e qeverisë.

Haradinaj ka thënë se afati kushtetues për votimin e qeverisë përfundon nesër dhe Presidentja e vendit, sipas tij, nuk ka mandat ta mandatojë askënd për krijimin e qeverisë, pa dëshminë se kandidati i nominuar e ka shumicën e nevojshme.

“Shumica e nevojshme dëshmohet vetëm me nënshkrime të deponuara të deputetëve. Në çdo situatë tjetër Presidentja bën shkelje të rëndë kushtetuese. Kandidatura e dytë nga LVV-ja për qeveri është veç përpjekje për të vazhduar kapjen e institucioneve të shtetit, në kundërshtim me krejt normat kushtetuese e politike”.

“Kjo farsë duhet të marrë fund menjëherë dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, shkroi Haradinaj. /Zëri