Konjufca pasi u propozua për kryeministër: LVV-ja e bëri kompromisin, tash e ka radhën opozita
Foto: Laura Hasani

Konjufca pasi u propozua për kryeministër: LVV-ja e bëri kompromisin, tash e ka radhën opozita

Aktuale November 04, 2025 - 13:01

I propozuari i LVV-së për kryeministër, Glauk Konjufca, ka thënë se partia e tij sot bëri kompromis, duke propozuar një qeveri pa kryeministër Albin Kurtin.

Konjufca tha se tani është radha e partive opozitare për kompromis, transmeton Zeri.info.

“Për hir të interesit të përgjithshëm, pikërisht tash dhe ky është momenti në Kosovë, LVV-ja po e bën kompromisin e vet, më shumë se kaq nuk ka mundësi, sepse ne po e prezantojmë një qeveri në të cilën nuk është kryeministër Albin Kurti dhe ky është një kompromis shumë i madh për LVV-në, tash e ka radhën opozita për kompromisin e vet”, tha Konjufca. /Zëri