Maqedonci shkon në mbledhjen e LVV-së: Pas mbledhjes do të njoftoheni
Aktuale
November 04, 2025 - 12:02
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tashmë ka arritur në zyrat e Vetëvendosjes. Edhe ai është treguar i rezervuar për emrin e mandatarit për kryeministër, raporton Ekonomia Online.
“Pas mbledhjes besoj që do të njoftoheni”, tha ai shkurt.
Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka arritur në zyrat e partisë.
Ai është pyetur nëse ka diçka të re rreth emrit të mandatarit për kryeministër, ai ka thënë se “besoj do t’i shihni në vazhdim”, ka thënë shkurt, duke mos u përgjigjur as në atë se a ka një emër tjetër veç Albin Kurtit.