Fetoshi për rrëmbimin në veri: Ndaj viktimës ka pasur edhe sulme të tjera, ai ishte i njohur për qëndrime kundër Listës Serbe
Arben Fetoshi nga “Octopus” ka folur lidhur me rastin e serbit të Kosovës që dyshohet se është plagosur dhe rrëmbyer nga xhandarmëria serbe brenda territorit të Kosovës, i cili deklaroi se ky zhvillim paralajmëron një skenar të rrezikshëm për të ardhmen.
Derisa shtoi se kjo situatë ndër të tjerash paraqet momentumin e ri, përkatësisht rikthimin e Listës Serbe në katër komunat veriore.
“Mendoj që kemi të bëjmë me provokim dhe paralajmërim njëkohësisht, për shkak se ky incident ndodh pikërisht në një vjetorin e tragjedisë në stacionin e Novi Sadit dhe protestave masive në Beograd, që besoj që grup terroriste të komanduara nga Vuçiqi kanë qëruar hesapet me një oponent politik të Listës Serbe”, tha Fetoshi në Klan Kosova.
Fetoshi përmendi se ndaj viktimës ka pasur edhe sulme të tjera si vendosja e eksplozivëve në veturën e tij.
Ai tutje tha se viktima ka qenë i njohur edhe për qëndrime kundër Listës Serbe.