KFOR-i deklarohet pas rrëmbimit të serbit: Situata është e qetë
						Aktuale
						November 03, 2025 - 22:05
					
										
					KFOR-i është deklaruar rreth dyshimit se në serb i Kosovës është plagosur dhe rrëmbyer nga xhandarmëria serbe brenda territorit të vendit.
Në një përgjigje për Klankosova.tv, KFOR-i tha se situata në kufi është e qetë, derisa bëri të ditur se është në dijeni mbi rastin.
Po ashtu misioni i NATO-s në Kosovë shtoi se Policia e Kosovës ka nisur hetimet dhe është në kontakt të ngushtë me KFOR-in.
“Policia e Kosovës (PK) ka nisur një hetim dhe mbetet në kontakt të ngushtë për këtë qëllim me disa subjekte, përfshirë KFOR-in. PK-ja ka koordinuar aktivitetin e saj përkatës në anën e Kosovës të Vijës Kufitare Administrative me KFOR-in”, thuhet në përgjigjen e tyre.