Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës dhurojnë gjak në kampin “Bellvedere” në Mitrovicë
Foto: Facebook

Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës dhurojnë gjak në kampin “Bellvedere” në Mitrovicë

Aktuale November 03, 2025 - 15:41

Sot u mbajt aksioni i parë i këtij sesioni me pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, në kampin “Bellvedere” në Mitrovicë, duke vazhduar traditën e organizimit të dy aksioneve në vit në kuadër të Policisë së Kosovës.

Kështu bëhet e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të faqes “Transfuzioni i Gjakut - Kosovë”.

Sipas postimit, ky aktivitet u realizua në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyer mes Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut dhe Policisë së Kosovës, me qëllim të promovimit të dhurimit vullnetar të gjakut dhe ndihmës për pacientët që kanë nevojë.

“Falënderojmë pjesëtarët e Njësisë Speciale për humanizmin, përkushtimin dhe gatishmërinë e tyre të vazhdueshme për të shpëtuar jetë”, thuhet në postim.