Malaj: Nano kishe rolin e tij në vendosjen e dialogut politik Shqipëri - Kosovë
Foto: Laura Hasani

Malaj: Nano kishe rolin e tij në vendosjen e dialogut politik Shqipëri - Kosovë

Aktuale November 03, 2025 - 14:54

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka thënë se ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, ka rolin e tij në vendosje e dialogut politik mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Malaj ka thënë se Nano ishte në krye të Shqipërisë në një periudhë kur Shqipëria dhe Kosova po kalonin në momente të vështira.

“Nano ishte një mendje e ftohtë e politikës në Shqipëri, një mendje e hapur që kërkonte dialog. Udhëhoqi Shqipërinë në momentet të vështira dhe nga ana tjerët edhe Kosova nuk kalonte momente të mira në atë periudhë dhe në këtë pikëpamje do të thosha që Nano ka rolin e tij në vendosjen e një dialogu politik me Kosovën në një stad të lartë me një cilësi shumë të mirë, ku ai bëri miq, por në politikë nuk është kollaj të kesh vetëm miq, ka njerëz që mendojnë edhe ndryshe dhe Nano dallohej për këtë sepse gjërat i thoshte troç, ishte sfidues. Ai zhvilloi karrierën e tij politike në një ambient tërë shqiptarë, në pikëpamje me Kosovën ai ka pasur momente, ka kaluar momente të rëndësishme dhe për këtë ka pasur bashkëpunëtorë të shumtë”, ka thënë Malaj në një deklarim për Tëvë1.

Fatos Nanos, ish-kryeministër dhe lider historik i Partisë Socialiste të Shqipërisë, u nda nga jeta të premten, më 31 tetor, në moshën 73-vjeçare, pas problemeve të rënda shëndetësore. Familjarët e kujtuan si shembullin më të mirë, ndërsa bashkëpunëtorët si politikan të madh.

Fatos Nano ka qenë një ndër figurat më të spikatura të tranzicionit demokratik pas viteve ’90.

Ai udhëhoqi Partinë Socialiste që nga themelimi i saj, duke e kthyer në një forcë të rëndësishme politike dhe më pas në parti qeverisëse.

Në vitet kur Shqipëria përballej me sfida të mëdha ekonomike e shoqërore, Nano mbajti disa herë postin e kryeministrit, duke lënë gjurmë në proceset e reformave dhe në përpjekjet për stabilizimin e vendit.