Trumpi nxjerr nga xhepi listën e luftërave që thotë se i ndali, përfshin edhe Kosovën e Serbinë

Trumpi nxjerr nga xhepi listën e luftërave që thotë se i ndali, përfshin edhe Kosovën e Serbinë

Aktuale November 03, 2025 - 13:20

Presidenti i Amerikës Donald Trump ka folur edhe njëherë për luftërat që ai i ka ndaluar, i gruar në emisionin “60 Minutes” të CBS, Trumpi në një moment nxori një letër nga xhepi i tij i brendshëm i xhaketës.

Në të ishin të renditura luftërat që ai pretendon se i ka përfunduar, duke e quajtur veten presidenti i paqes.

“Janë 8 nga 9 luftërat që i kam përfunduar. E dini si i zgjidha. Në 60% të rasteve, ju thashë nëse nuk ndaloni së luftuari, do të vendos tarifa mbi vendet tuaja dhe nuk do të jeni në gjendje të bëni biznes me SHBA-në”, ka thënë Trumpi.

Në letrën të cilën ai nxori nga xhepi, figuron edhe Kosova e Serbia.

“Solla një listë. Shikojeni këtë. Luftëra. Sa prej tyre kam zgjidhur. Kamboxhia dhe Tajlanda. Kosova dhe Serbia…”, tha Trumpi, duke numëruar edhe luftërat e tjera që thotë se i ndali sapo erdhi në pushtet.

Videon e momentit kur ai e bën këtë veprim mund ta ndiqni nga minuta e 21-të: