AVONET dorëzon padi ndaj qeverisë në detyrë
Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka njoftuar se të hënën, më 3 nëntor 2025, do të dorëzojë padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin për Çështje Administrative, siç thuhet në komunikatën për media për anulimin e vendimit të Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës (nr. 02/273, datë 31.10.2025), që ka të bëjë me aprovimin e projektligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2026.
Sipas njoftimit, së bashku me padinë do të dorëzohet edhe propozimi për vendosjen e masës së përkohshme të sigurisë, me qëllim pezullimin e ekzekutimit të këtij vendimi.
Dorëzimi do të bëhet në Pallatin e Drejtësisë, në Departamentin për Çështje Administrative, me fillim nga ora 10:30.
Pas dorëzimit të padisë, drejtori ekzekutiv i AVONET, Kenan Gashi, do të mbajë një deklaratë për media, ku do të shpjegojë qëllimin e kësaj padie, e cila, sipas njoftimit, lidhet me respektimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ligjit për Qeverinë, si dhe parimet e ndarjes së pushteteve dhe sundimit të ligjit.
Njoftimi i plotë:
Dorëzimi i padisë ndaj Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës për anulimin e vendimit mbi projektligjin për ndarjet buxhetore 2026
Të nderuara media, Rrjeti i OJQ-ve AVONET ju fton të merrni pjesë në aktivitetin mbi dorëzimin e padisë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin për Çështje Administrative, për anulimin e vendimit të Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës (nr. 02/273, datë 31.10.2025), për aprovimin e projektligjit mbi ndarjet buxhetore të Republikës së Kosovës për vitin 2026, si dhe së bashku me padi do të dorëzohet edhe propozimi vendosjen e masës së përkohshme të sigurisë për pezullimin e ekzekutimit të këtij vendimi.
Dorëzimi i padisë do të bëhet në:
Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative (Pallati i Drejtësisë), Hajvali, Prishtinë;
E hënë, 3 nëntor 2025, me fillim nga ora 10:30
Pas dorëzimit të padisë, Drejtori Ekzekutiv i AVONET, Kenan Gashi do të mbajë një deklaratë për media, ku do të shpjegoj qëllimin e kësaj padie, e cila lidhet me respektimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ligjit për Qeverinë, si dhe parimet e ndarjes së pushteteve dhe sundimit të ligjit. Pjesëmarrja dhe përcjellja e këtij aktiviteti nga ana juaj do të kontribuonte në informimin e drejtë të publikut dhe transparencën për një çështje me interes të lartë publik.