Mbyllet përkohësisht rruga “Eqrem Çabej” për xhirimet e filmit “Dua” nga Blerta Basholli

Mbyllet përkohësisht rruga “Eqrem Çabej” për xhirimet e filmit “Dua” nga Blerta Basholli

Aktuale November 02, 2025 - 08:07

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbyllet përkohësisht rruga “Eqrem Çabej”, kjo pasi do të realizohet një skenë e filmit “Dua” me skenar dhe regji nga Blerta Basholli.

Bëhet e ditur se mbyllja do të jetë nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orën 18:00, nga semaforët kryesorë te Mensa e Studentëve deri te Katedralja Nënë Tereza.

Xhirimet pritet të zgjasin rreth 12 orë.

Ky është njoftimi i plotë i komunës:

Të dashur qytetarë,

Rruga Eqrem Çabej do të mbyllet përkohësisht të dielën, nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orën 18:00, nga semaforët kryesorë te Menza e Studentëve deri te Katedralja Nënë Tereza, për realizimin e një skene të filmit “DUA”.

Xhirimet pritet të zgjasin rreth 12 orë.

Lusim qytetarët të përdorin rrugët alternative për qarkullim, derisa xhirimet të përfundojnë.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.