Pronari i kompanisë ndërtuese të urës së re të Ibrit: Dëmi nga uji mund të shkojë në mbi 100 mijë euro

Pronari i kompanisë ndërtuese të urës së re të Ibrit: Dëmi nga uji mund të shkojë në mbi 100 mijë euro

Aktuale November 01, 2025 - 10:44

Mbrëmë pas mesnate vendpunishtja për urën e re në proces ndërtimi u përfshi nga uji, duke shkaktuar dëme.

Në një prononcim për Mitrovica SOT, pronari i kompanisë së angazhuar për ndërtimin e urës, “Edi Company”, Jahir Nimani, deklaroi se këtë e ka shkaktuar “dora e njeriut me qëllime të caktuara”.

Ai tha se i gjithë materiali brenda është dëmtuar dhe se kanë mbetur të padëmtuar vetëm dy eskavatorët.

I pyetur se cili është dëmi i përkthyer në vlerë monetare, ai tha ende nuk mund të dihet me saktësi por se mund të shkojë “deri në 100 mijë e me gjasë deri në 150 mijë euro”.

“Ne kemi punuar për shtetin”.

Ai shprehu zhgënjimin me institucionet shtetërore dhe tha se “shteti ka dështuar të ofrojë sigurinë e nevojshme që do të garantonin mbarëvajtjen e punimeve”.