Pas përmbytjes në vendpunishten e urës, KRU “Mitrovica” paralajmëron mungesë uji për shkak të uljes së nivelit në Ibër-Lepenc

Pas përmbytjes në vendpunishten e urës, KRU “Mitrovica” paralajmëron mungesë uji për shkak të uljes së nivelit në Ibër-Lepenc

Aktuale November 01, 2025 - 09:49

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se gjatë të shtunës do të ketë zvogëlim të nivelit të ujit në kanalin kryesor Ibër-Lepenc, gjë që mund të ndikojë edhe në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona.

Sipas KRU “Mitrovica”, impiantet për trajtimin e ujit në Shipol dhe Balinc do të punojnë me kapacitet të reduktuar, çka mund të shkaktojë mungesë uji, veçanërisht në zonat e larta të qytetit dhe fshatrat përreth.

“Ju njoftojmë se nga kompania ‘Ibër-Lepenc’ jemi informuar se gjatë ditës së sotme do të ketë zvoglim të nivelit të ujit në kanalin kryesor ‘Ibër-Lepenc’. Si pasojë e kësaj, Impiantet për Trajtimin e Ujit në Shipol dhe Balinc do të punojnë me kapacitet të reduktuar të prodhimit, gjë që mund të shkaktojë mungesë të ujit, veçanërisht në zonat e larta të qytetit dhe fshatrat përreth”, thuhet në njoftim.

Ekipet po monitorojnë situatën dhe do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për normalizimin e furnizimit sapo të stabilizohet niveli i ujit në kanalin “Ibër-Lepenc”.