Përparim Rama: Rrugën që lidh Velaninë me Bregun e Diellit do ta përfundojmë shpejt
Aktuale
November 01, 2025 - 09:01
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar lagjen Velania nga ku ka theksuar se rrugën 1 Tetori, e cila e lidh Velaninë me Bregun e Diellit, do të bëjë “shumë shpejt”.
“Jam këtu në rrugën 1 Tetori e cila e lidh Velaninë me Bregun e Diellit. Shpresoj që me marrëveshje me Ujësjellësin këtë do ta bëjmë shumë shpejt”, tha Rama.
Ai premtoi modernizim të ndriçimit e çerdhe të re.
“Modernizimin e ndriçimit në të gjitha zonat e Velanisë, më shumë kontejnerë dhe palestrën vertikale, së bashku me një çerdhe të re”, tha ai.