Sindikata e Policisë viziton Prekazin në nder të policëve të rënë në detyrë
Aktuale
October 31, 2025 - 23:03
Në kuadër të aktiviteteve sindikale për nderimin dhe përkujtimin e zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës, përveç aktiviteteve sportive Sindikata e Policisë së Kosovës, së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Policisë dhe përfaqësuesit e sindikatave mike, realizoi një vizitë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Vizita u organizua si shenjë respekti për familjen heroike Jashari dhe sakrificën e tyre sublime për lirinë e Kosovës.
Sindikata theksoi se kujtimi për policët e rënë në detyrë mbetet një frymëzim i përjetshëm për të gjithë zyrtarët policorë dhe qytetarët e vendit.