Rama: Skuterat elektrikë pjesë e jetës në Prishtinë, shmang trafikun dhe fito kohë
Foto: Facebook

Rama: Skuterat elektrikë pjesë e jetës në Prishtinë, shmang trafikun dhe fito kohë

Aktuale October 31, 2025 - 22:04

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se skuterat elektrikë do të jenë edhe zyrtarisht pjesë e jetës në Prishtinë.

Kryetari Rama ka bërë të ditur edhe lokacionet ku mund të gjenden ata.

“Skuterat elektrikë janë zyrtarisht pjesë e jetës n’Kryeqytet dhe nga sot janë gati për përdorim!nLokacionet ku mund ti gjeni: Te Neëborn, Te hyrja e Konvikteve, Te Komuna e Prishtinës, Te Katedralja, Te Stacioni i Autobusave, Përball Maxi 24, Te Rrethi me Flamur ,Te Bulevardi Bill Clinton”, tha Rama.

I pari i kryeqytetit bëri të ditura edhe rregullat e përdorimit.

“Rregullat e përdorimit:Përdorni helmetë, Nuk lejohet përdorimi nën 16 vjeç, Respektoni rregullat e komunikacionit, Në rast problemi, na kontaktoni përmes aplikacionit”, tha ai.

Çmimet: Çmimi i zhbllokimit: 0.20 €, Çmimi për minutë: 0.15 €/min.

Rama theksoi se smart city është e tashmja.

“Shmang Trafikun, Fito Kohë. Smart city nuk është e ardhmja është e tashmja në Kryeqytet”, ka shkruar ai.