Deda: Koalicionet qeveritare të pasluftës sot duken fantashkencë
Foto: Laura Hasani

Deda: Koalicionet qeveritare të pasluftës sot duken fantashkencë

Aktuale October 31, 2025 - 21:32

Fantashkencë, i ka quajtur opinionisti Ilir Deda koalicionet që janë arritur në Kosovën e pasluftës deri në shpalljen e pavarësisë së vendit në vitin 2008.

Sipas Dedës, anipse këto koalicione kryesisht arriheshin pas trysnisë nga faktori ndërkombëtarë në Kosovë, është dëshmuar se sot është e pamundur të arrihen koalicionet e tilla.

“Shumica e koalicioneve qeverisëse në Kosovë janë ndërtuar me ndihmesë të perëndimit, kjo është fakt. Bile koalicioni i parë është bërë pas shumë trysnie tek liderët politik të atëhershëm të cilët nuk donin me bashkëpunu mes veti sepse ka qenë tjetër situatë, nuk është si në ditë të sotit. Edhe në fund kur e mendon se qysh është mbërri dizajanimi i qeverisë së atëhershme sot duket fantashkencë. Domethënë është e pamundur me u mbërri diçka e tillë në qasi rrethanash. Ne nuk jemi më në rrethanë të vitit 2001-2004 apo 2008. Po fakt është që koalicionet janë ndërtu me ndërhyrje, apo sygjerime, apo këshillim të shteteve perëndimore”, tha Deda.

Deda, më tej në Rubikon ku po diskutohet për koalicionet ndërvite në Kosovë, tha se ka përfunduar koha kur shanë e ofendon partitë tjera e mandej kthehesh e kërkon të bësh koalicion me to, siç bënte Albin Kurti.

“25 vite pas luftës, duhet me ekzistu një lloj kulture politike që është ndërtu megjithatë, për një lloj komunikim mes partive për bashkëpunim. Tash kur po thotë Albini këta çka i kanë thënë  njëri-tjetrit, më fal por në kohë të Isa Mustafës i kanë shku në shpi kanë deshtë më i kallë shpinë, Isa Mustafa ua  ka falë edhe ka ba koalicion me Vetëvendosjen. S`mundesh me u sjellë si fëmijë i lazdrum , thu çka dush e ofendon e kur dush ti don me u pajtu, ke të drejtë me shajtë e të nesërmen me i thanë zoti profesor. Nuk ka ashtu më ajo kohë ka përfundu se ka qenë kulturë e keqe politike”, tha Deda. /klankosova