Osmani sqaron nëse Kurti mund të mandatohet sërish
Foto: Laura Hasani

Osmani sqaron nëse Kurti mund të mandatohet sërish

Aktuale October 31, 2025 - 15:33

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u pyet lidhur me mandatarin e dytë, përkatësisht nëse ajo mund të mandatojë dy herë një person, në këtë rast kreun e LVV-së, Albin Kurti.

Ajo tha se në aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese të viteve 2014, 2020 dhe 2021 thuhet qartë që herën e dytë presidentja “duhet ta caktojë mandatarin tjetër”.

“Këto aktgjykime, me vetë faktin që përmendin mandatarin tjetër, interpretimi ynë është që nënkupton mandatar tjetër. A më duket e logjikshme një gjë e tillë, nuk më duket aspak për një arsye shumë të thjeshtë: një mandatar ndoshta sot nuk i ka votat, por mund t’i krijojë pas dy muajsh, pas dy javësh”, tha Osmani.

Osmani tha se mund të ndryshojnë rrethanat politike dhe një udhëheqës politik mund të krijojë shumicën, por në aktgjykimet e Kushtetueses në disa vende është përmendur “mandatar tjetër” dhe sipas saj Presidenca e respekton çdo aktgjykim.