Osmani: Kushtetuta e detyron Presidenten të bëjë çmos për t’i shmangur zgjedhjet, do ta kryej këtë detyrim
Foto: Laura Hasani

Osmani: Kushtetuta e detyron Presidenten të bëjë çmos për t’i shmangur zgjedhjet, do ta kryej këtë detyrim

Aktuale October 31, 2025 - 14:56

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë detaje pas takimit që ka pasur me partitë politike për çështjen e krijimit të shumicës për bërjen e qeverisë së re. Ajo ka thënë se disa nga partitë kanë treguar qartë që s’kanë shumicën, derisa ka treguar se kreu i LVV-së i ka kërkuar edhe pak kohë për të parë nëse do të mundë të bëjë numrat për qeverinë e re.

Osmani, duke folur për kërkesat e partive që të shpallen sa më shpejt zgjedhjet e reja, ka thënë se Kushtetuta e obligon Presidenten të bëjë çmos për të shmangur zgjedhjet e reja dhe ka thënë se do të respektojë këtë gjë.

“Detyrimi i Presidentes është të bëjë çmos të evitohen zgjedhjet. Partitë politike i kanë qëndrimet e tyre, por detyrimi i Presidentes është të bëjë çmos të evitohen zgjedhjet. Dhe këtë detyrim mundohem ta kryej në përputhje me Kushtetutën”, ka thënë Osmani.