 
 
							Përfundon takimi me Presidenten Osmani, Kurti nuk deklarohet para mediave
						Aktuale
						October 31, 2025 - 14:05
					
										
					Kreu i LVV-së, Albin Kurti, nuk është deklaruar për mediat pas takimit që zyrtarët politikë zhvilluan me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Pas takimit, ai u tha gazetarëve se "më duhet të shkoj me shpejtësi".
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi se në takim Kurti, si fitues i zgjedhjeve të 9 shkurtit, ka kërkuar disa ditë kohë për të parë mundësitë nëse mund të formojë një shumicë.
Kurti dështoi më 26 tetor të merrte besimin e Kuvendit për ekzekutivin e ri.
 
 
											