Bajrami: Mjaft me propagandë, nuk ka mundësi ligjore që kjo legjislaturë ta votojë buxhetin
Foto: Laura Hasani

Bajrami: Mjaft me propagandë, nuk ka mundësi ligjore që kjo legjislaturë ta votojë buxhetin

Aktuale October 30, 2025 - 22:35

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se nuk ka mundësi ligjore që kjo legjislaturë ta votojë buxhetin për vitin 2026.

Ajo bëri thirrje për të mos rënë pre e asaj që ajo e quajti propagandë.

“Nuk ka asnjë mundësi ligjore që kjo legjislaturë me votu buxhetin për vitin 2026. Qysh me votu deputët buxhetin e përgatitur nga kolegët e tyre deputetë që ka rastisur të jenë uzurpator të zyrave të Qeverisë (shih vendimin e Gjykatës Supreme). Qysh deputeti Kurti me prezantu buxhetin dhe mandej ai bashkë me ne me u ulë me votu?!”.

“Ju lutem, mos lejoni me u normalizu e keqja. Që pesë vjet ne kemi shkelje sistematike të ligjeve dhe të Kushtetutës, në funksion të kapjës se institucionëve – atë që LVV nuk ka arritë me votë e me kolicione mundohen ta marrë përmes shkeljeve kushtetuese e ligjore dhe përmes uzurpimit të institucioneve. Leni dramat, mos i përdorni politikisht 700 familje të gazetarëve e stafit që punojnë në RTK, duhet me ju ardhë turp. Ndajeni buxhetin siç e keni ndarë para  tre muajve, sepse asgjë nuk ka ndryshuar, bash asgjë”.

“E buxhetin e Prishtinës me pasë dashtë me aprovu Qeveria e LVV-së e kish sjellë në Kuvend në legjislaturën e kalur sepse Kuvendi Komunal i Prishtinës e ka aprpvu buxhetin me 9 dhjetor 2024, ndërsa seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës është mbajtë me 20 dhjetor e zgjedhjet janë mbajtë me 9 shkurt”, shkroi ajo.

Bajrami gjithashtu u ka thënë mjaft bllokadave dhe u shpreh se ky shtet nuk duron të mbetet eksperiment i Kurtit.

“Mjaft me bllokada. Shkojnë në zgjedhje tani. Qeveri brenda një jave pas rezultateve! Ky popull e ky shtet s’duron të mbetet eksperiment i Albin Kurtit”, ka shkruar Bajrami.