Shefi i EULEX-it viziton Inspektoratin Policor të Kosovës

Shefi i EULEX-it viziton Inspektoratin Policor të Kosovës

Aktuale October 30, 2025 - 19:04

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj, priti sot në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX),  Giovanni Pietro Barbano.

Gjatë takimit,  Hodaj e informoi  shefin e EULEX-it për punën, aktivitetet dhe të arriturat e IPK-së në realizimin e mandatit të saj ligjor, me theks të veçantë në avancimin e profesionalizmit dhe transparencës në sistemin policor.

“Nga ana e tij, Barbano falënderoi Kryeshefin e IPK-së për pritjen dhe theksoi rëndësinë që ka Inspektorati Policor në forcimin e sundimit të ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut në Kosovë. Ai gjithashtu vlerësoi diskutimet e hapura, konstruktive dhe bashkëpunimin e mirë ndërinstitucional”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se në përmbyllje të takimit, Hodaj shprehu mirënjohjen e tij për përkrahjen e vazhdueshme që Misioni i EULEX-it ka dhënë në përmbushjen e objektivave dhe mandateve ligjore të IPK-së.