A do ta provojë LVV-ja formimin e qeverisë për herë të dytë? Përgjigjet Albulena Haxhiu
Aktuale
October 30, 2025 - 15:40
Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e LVV-së, Albulena Haxhiu, është pyetur sot nga mediat nëse LVV-ja do të propozojë për herë të dytë mandatarin e qeverisë gjatë takimit të nesërm me presidenten Vjosa Osmani.
Haxhiu tha se qëndrimet e LVV-së do të bëhen të ditura vetëm nesër, transmeton Zeri.info.
“Nesër ne do të jemi në takimin e Presidentes dhe do t’i themi qëndrimet tona në raport me situatën, nesër do të japim qëndrimin e LVV-së. Ajo që dihet tashmë Presidentja mund të shpallë zgjedhjet, por mund të japë mandatarin dikujt nga partitë politike”, tha Haxhiu. /Zëri