Njohja nga Siria, Kurti falënderon Osmanin për angazhimin
Aktuale
October 29, 2025 - 18:48
Presidentja Vjosa Osmani gjatë së mërkurës njoftoi se Siria e ka njohur Kosovën si shtet.
Për këtë ka reaguar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka thënë se është një lajm shumë i mirë për vendin, raporton Zeri.info.
“Për këtë lajm të mirë për shtetin dhe të gjithë qytetarët tanë, i jemi mirënjohës përpjekjeve të suksesshme të Presidentes sonë Vjosa Osmani dhe mbështetjes së Mbretërisë së Arabisë Saudite si shtet mik e partner i Republikës sonë.
Nga sot angazhohemi që lidhjet mes nesh të fuqizohen duke ngritur marrëdhënie bilaterale me interesa të përbashkëta dhe partneritete afatgjatë”, shkroi Kurti ndër tjera. /Zëri