Mot me diell, temperaturat deri në 16 gradë
Foto: Laura Hasani

Mot me diell, temperaturat deri në 16 gradë

Aktuale October 29, 2025 - 07:40

Instituti Hidrometeorologjik, përmes njoftimit, ka bërë të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 13 deri në 16° C.

Era kryesisht nga jugperëndimi, me shpejtësi 1-5m/s.