Çitaku: Nuk ka hapësirë për bashkëqeverisje me LVV-në
Foto: Laura Hasani

Çitaku: Nuk ka hapësirë për bashkëqeverisje me LVV-në

Aktuale October 28, 2025 - 23:21

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se nuk ka mundësi bashkëqeverisjeje me Lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar se hendeku politik dhe ideologjik mes partive është shumë i thellë.

Ajo shtoi se vendimi nuk lidhet me ndonjë refuzim inatqor, por me realitetin e qartë politik.

“Jo për shkak të ndonjë refuzimi inatqor, por për shkak se hendeku, edhe politik edhe ideologjik, është shumë i thellë, ne nuk shohim hapësirë për ndonjë bashkëpunim apo bashkëqeverisje me VV-në,” tha Çitaku./rtv21