Osmani në Riad, takon Princin e Kurorës: Kosova dhe Jordania me marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale
Aktuale
October 28, 2025 - 20:27
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës në Riad zhvilloi takim me princin e Kurorës së Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Lartmadhërinë e Tij, Hussein bin Abdullah al-Hashimi.
Osmani u shpreh se Kosova dhe Jordania gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale, të ndërtuara mbi miqësi, mirëbesim dhe bashkëpunim të ndërsjellë.
“Gjatë takimit, konfirmuam gatishmërinë për thellimin e partneritetit dhe diskutuam mënyrat për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, përfshirë mbrojtjen, tregtinë dhe teknologjinë e informacionit (ICT)”, u shpreh ndër tjera e para e vendit. /Zëri