Shkarkohen zëvendësministri dhe këshilltari i Duda Baljes
Aktuale
October 28, 2025 - 13:46
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin Elldin Ugllarin dhe këshilltarin politik Enesi Sulejmanoviq.
Sipas Indeksonline, vendimi është marrë ditën e djeshme, më 27 tetor.
Ndryshe, deputetja Balje nuk e votoi qeverinë e prezantuar nga Kurti, e cila mori vetëm 56 vota.
