Forcohen lidhjet akademike ndërmjet Kosovës dhe Turqisë

Forcohen lidhjet akademike ndërmjet Kosovës dhe Turqisë

Aktuale October 28, 2025 - 13:44

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi, sot është takuar me Erol Ozvarin, kryetar i Këshillit të Arsimit të Lartë të Turqisë (YOK).

Ambasada e Kosovës në Ankara njofton se në takim u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në fushën e arsimit të lartë, duke përfshirë hapjen e Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Stambollit, si dhe mundësinë e hapjes së një dege të një universiteti teknik turk në Kosovë.

Ambasadori Vrenezi ka shprehur mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë dhe përkushtimin e prof. dr. Ozvar ndaj forcimit të lidhjeve akademike ndërmjet dy vendeve mike.