Ambasadori gjerman dhe Hoxha vlerësojnë bashkëpunimin e dyanshëm
Foto: Facebook

Ambasadori gjerman dhe Hoxha vlerësojnë bashkëpunimin e dyanshëm

Aktuale October 28, 2025 - 13:22

Gjatë vizitës së tij të parë në Policinë e Kosovës, ambasadori Rainer Rudolph u takua me drejtorin e përgjithshëm të PK-së, Gazmend Hoxha dhe zëvendësdrejtorin Fehmi Hoti.

Të dyja palët theksuan dhe vlerësuan bashkëpunimin ndërmjet institucioneve. Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij ndaj Policisë së Kosovës për mbështetjen e fortë dhe bashkëpunimin e ngushtë, të cilat vazhdojnë të forcojnë përpjekjet e përbashkëta.

“Si pjesë e vizitës, Ambasadori dorëzoi zyrtarisht pajisje të reja IT për Njësinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Zbatimin e Ligjit (ILECU), me qëllim të përmirësimit të kapaciteteve teknike dhe mbështetjes së përpjekjeve për bashkëpunim ndërkombëtar”, thuhet në postimin e Ambasadës Gjermane në Prishtinë, të publikuar në Facebook.

Diplomati gjerman gjithashtu vizitoi ambientet e ILECU-së dhe zhvilloi bisedime me stafin lidhur me punën e tyre të vazhdueshme dhe bashkëpunimin e ardhshëm.