Komandanti i FSK-së përcjell nga afër demonstrimet e ushtrimit

Komandanti i FSK-së përcjell nga afër demonstrimet e ushtrimit

Aktuale October 28, 2025 - 12:37

Forca e Sigurisë së Kosovës njofton se komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, është duke përcjellë nga afër demonstrimet finale të përgatitura për DV-Day, ku me këtë rast Komanda e Forcës Tokësore ka njoftuar për rrjedhën e ushtrimit.

Sot po organizohet Dita e Vizitorëve në ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”, që Forca e Sigurisë së Kosovës është duke e realizuar në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës, në Komunën e Gjakovës.

Në Ditën e Vizitorëve të pranishëm do të jenë udhëheqës të lartë shtetërorë, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ndryshe Forca e Sigurisë së Kosovës përmes Regjimentit të Tretë të Komandës së Forcave Tokësore është duke zhvilluar ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”.

Ky ushtrim vjen pas një cikli të gjatë trajnimesh dhe përgatitjesh intensive në kuadër të procesit të validimit të regjimentit.

Gjatë këtij ushtrimi po testohen aftësitë dhe kapacitetet luftarake të njësisë në nivel taktik, me qëllim që të vlerësohet gatishmëria operacionale dhe përmbushja e standardeve të kërkuara për validim.

Përmes ushtrimeve të tilla, FSK-ja vazhdon të demonstrojë përkushtimin ndaj ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe operacionale, në përputhje me standardet e forcave moderne të mbrojtjes.