Rruga “Robert Doll” sonte do të mbyllet për qarkullim
Aktuale
October 27, 2025 - 19:18
Rruga “Robert Doll” do të jetë e mbyllur sonte për qarkullim, nga ora 22:30 deri në 02:00 pas mesnatës.
Sipas komunës së Prishtinës, kjo rrugë do të mbyllet për shkak të punimeve që lidhen me zgjerimin e rrugës (pastrimi i asfaltit të dëmtuar).
“Ju lutemi për mirëkuptim dhe kujdes të shtuar në këtë zonë gjatë kësaj kohe”, thuhet tutje në njoftim.