Kurti: Kosova s’ka pasur kryeministër më të ofenduar e të sharë se unë nga kundërshtarët politikë
Aktuale
October 27, 2025 - 17:55
Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se ka qenë kryeministri më i ofenduar dhe sharë në historinë e Kosovës nga kundërshtarët politikë.
Kurti këtë e tha kur u pyet për gjuhën e përdorur nga ai gjatë fushatës kundër partive tjera politike, të cilat mund të jenë shkaktare që tani kanë refuzuar të bëjnë koalicion me të, transmeton Zeri.info.
“Nëse e krahasoni se çfarë na kanë çuar neve është e pakrahasueshme. Nuk ka pasur në Kosovë kryeministër më të ofenduar e sharë se unë, por po e theksoj, problemi i mospajtimeve nuk ka të bëjë me gjuhën që po përdoret, sepse çfarë i kanë thënë këta njëri-tjetrit e janë bërë bashkë, është e pashpjegueshme”, u përgjigj Kurti në konferencë për media. /Zëri