Osmani kujton Ukë Bytyçin: Dha gjithçka për qytetarët e tij dhe për të ardhmen e vendit

Osmani kujton Ukë Bytyçin: Dha gjithçka për qytetarët e tij dhe për të ardhmen e vendit

Aktuale October 27, 2025 - 17:35

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar veprimtarin dhe atdhetarin Ukë Bytyçi, duke e cilësuar si një nga figurat më të shquara të Suharekës dhe bashkëpunëtor të ngushtë të presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Në një postim të presidencës në Facebook, theksohet se Ukë Bytyçi dha gjithçka për qytetarët e tij dhe për të ardhmen e Kosovës.

“Guximi, urtësia dhe vendosmëria e tij e bënë një lider të besueshëm dhe vizionar, por jeta e tij u ndërpre para kohe, duke lënë bosh një angazhim të jashtëzakonshëm për Suharekën e për gjithë Kosovën. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Ukë Bytyçin!”, shkruhet në postimin e presidencës.