Kurti: Jam përpjekur shumë që ta shkëpus LDK-në nga PDK-ja
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se ai është përpjekur shumë që të bënte koalicion me LDK-në ,e cila ka refuzuar vazhdimisht.
Kurti në një konferencë për media, tha se i kishte bërë ftesë dy herë LDK-së, e cila refuzoi të bëhej pjesë e qeverisë ku kryeministër ishte, vet Kurti.
Ai tha se LDK-ja pranonte të bëhej pjesë e Qeverisë, vetëm nëse edhe PDK-ja do të ishte pjesë e këtij koalicioni, transmeton Zeri.info.
Tutje ai u shpreh se ka bërë përpjekje ta shkëpuste LDK-në nga PDK-ja, por ka rezultuar e pasuksesshme.
“I bëmë ftesë dy herë LDK-së dhe kemi qenë në kontakt me Nismën, LDK-ja refuzoi qeverinë të udhëhiqet nga unë dhe NISMA nuk deshi të jetë në qeverinë që do të udhëhiqej nga unë”
“Duke e parë disponimin e elektoratit të LVV dhe LDK-së jam përpjekur shumë që ta shkëpus LDK-në nga PDK-ja, në vitin 2020 ja arritëm por vetëm për disa ditë. E vetmja mënyrë se si LDK pranonte të bëhej pjesë e qeverisë me ne ishte që edhe PDK të ishte aty brenda, për ne kjo ishte e papranueshme sepse është e dëmshme”, tha Kurti në konferencën e thirrur këtë të hënë.
Ai përmendi se nga rezultati i seancës të së dielës, zgjedhjet janë i vetmi opsion, edhe psi siç tha, nuk e kanë dëshiruar. /Zëri