Pas arrestit në shtëpi, Berisha përballet sot në Kuvend me Altin Dumanin

Pas arrestit në shtëpi, Berisha përballet sot në Kuvend me Altin Dumanin

Aktuale October 27, 2025 - 15:40

Seanca e Kuvendit të Shqipërisë, që pritet të jetë maratonë sot, ku do të raportojnë krerët e institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë në Kuvend, duke nisur me Prokurorinë e Përgjithshme, SPAK e në vijim me ILD-në, KLP-në e KLGJ-në, do të ketë edhe një përballje unike.

Në këtë seancë Sali Berisha do të përballet me Altin Dumanin, hera e parë që kur SPAK-u nisi hetimet për aferën Partizani dhe kërkoi masë sigurie ndaj tij.

Në raportimin e një viti më parë të Dumanit në Kuvend, Berisha ishte në arrest shtëpie, shkruan lapsi.al, transmeton Klankosova.tv.

PS-ja e PD-ja debatuan për mbi dy orë me radhë për mënyrën se si do të zhvillohej seanca e sotme në Kuvend.

PD-ja këmbëngulte që pyetjet që kanë depozituar me shkrim, t’i lexonin edhe në sallë. Por, mazhoranca refuzonte duke thënë se i kanë depozituar dhe nuk është e nevojshme.

Pasi seanca u mbajt peng për disa orë, PS dhe PD u dakorduan që pyetjet do t’i lexojnë vetë krerët e institucioneve të drejtësisë dhe më pas çdo deputet që ka adresuar pyetje ka të drejtë dy minuta kohë që të replikojë.