Komuna e Gjilanit vendos kamera në qytet, thotë që ekzistojnë vetëm në Londër dhe New York
Aktuale
October 27, 2025 - 13:37
Komuna e Gjilanit ka vendosur sisteme kamerash të teknologjisë së fundit e të cilat sipas kësaj komune gjendet vetëm në Londër e New York.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, u shpreh se me vendosjen e kamerave ka më shumë siguri për qytetarët, raporton Zeri.info.
“Kemi pranuar një donacion të rëndësishëm nga miqtë tanë në Angli për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të kamerave në qytet”, tha Hyseni.
I pari i Gjilanit theksoi se ky sistem i gjeneratës së fundit, me rezolucion të lartë dhe inteligjencë artificiale (AI), mundëson identifikimin automatik të targave të automjeteve (ANPR) dhe integron të gjitha kamerat në një platformë të vetme menaxhimi. /Zëri