Ndahet nga jeta Petrit Hoti, presidentja Osmani shpreh ngushëllime

Ndahet nga jeta Petrit Hoti, presidentja Osmani shpreh ngushëllime

Aktuale October 27, 2025 - 13:23

Presidenca e Republikës së Kosovës ka njoftuar me pikëllim të thellë për ndarjen nga jeta të Petrit Hotit, i cili ka shërbyer si zyrtar në kabinetin e Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani.

Petrit Hoti u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë, duke lënë pas dhimbje të madhe te familja, kolegët dhe të gjithë ata që e kanë njohur si njeri me virtyte të larta njerëzore, të ndershëm dhe të përkushtuar në punën e tij.

Me këtë rast, presidentja Osmani dhe stafi i Presidencës u kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Hoti, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

“Kujtimi për Petritin do të mbetet i paharruar në institucionin tonë dhe në zemrat e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të Presidencës.