Bugaqku shpjegon kompetencat e presidentes për zhbllokim të ngërçit politik
Foto: Laura Hasani

Bugaqku shpjegon kompetencat e presidentes për zhbllokim të ngërçit politik

Aktuale October 27, 2025 - 11:36

Pasi mandatari për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk arriti t’i marrë votat për formimin e qeverisë së re, përgjegjësia bie tani te presidentja.

Sipas KDI-së, në mungesë të vullnetit politik për kompromis, atëherë mund t’i shpallë zgjedhjet e reja, të cilat do të mbaheshin jo më vonë se 40 ditë pas shpërndarjes së Kuvendit.

Hulumtuesi nga KDI-ja, Vullnet Bugaqku, tha se një situatë sikurse ajo me seancën e 26 tetorit për të votuar qeverinë nuk është parë që pas shpallës së pavarësisë.

“Sigurisht dje ndodhi ajo situatë që për herë të parë në Kosovë që nga paslufta, pra që nga shpallja e pavarësisë mandatari i propozuar për të formuar qeverinë e dekretuar nga ana e presidentes nuk arriti që të formoje shumicë parlamentare dhe nuk arriti që të sigurojë votën e 61 deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të formohet qeveria dhe kabineti i tij i propozuar dje. Tanimë situata është e qartë në kuptimin edhe procedural se si duhet të vazhdohet më tutje, ne si organizatë siç e kemi theksuar edhe dje mendojmë që pavarësisht që ka hapësirë që të veprohet në kuptimin procedural që të zgjedhjet edhe një qeveri edhe besojmë që mundësia më e mirë që të zhbllokohet kjo situatë që vendi të përfundoj në zgjedhje të parakohshme thjeshtë të vazhdojmë ose të mbahen zgjedhjet e reja në kuptimin që të kërkohet si legjitimitet i përfaqësimit qoftë në kuvend qoftë edhe në formimin e në kabineti qeveritarë, sa i përket hapave procedural neni 95 i kushtetutës por edhe një aktgjykim i Gjykatës Kushtetutës në vitin 2020 mendoj që i sqaron në detaje procedurat se duhet të vazhdohet më tutje”, ka deklaruar ai.

Bugaqku ka shpjeguar kompetencat e presidentes Vjosa Osmani, tash pas dështimit të formimit të qeverisë.

Sipas tij, në mungesë të vullnetit politik për kompromis, presidentja mund të shpallë zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë pas shpërndarjes së Kuvendit.

“Së pari meqenëse mandatari i parë ka dështuar të formojë qeverinë, atëherë që nga sot presidentja e shtetit ka për obligim që brenda 10 ditësh që të ftoj në konsultim të gjitha subjekte politike parlamentare, këto konsulta mund të mbahen veçmas me secilin prej tyre ose mund të ketë një takim të përbashkët me të gjithë subjektet politike, dhe të shoh mundësinë nëse ndonjëra prej tyre e propozon një kandidat tjetër i cili potencialisht mund ti ketë gjasat që të formojë qeverinë, ose edhe një grup parlamentare. Gjatë këtyre diskutimeve presidentja mund të vlerësoj që në mungesë të gatishmërisë dhe vullnetit politike dhe garancisë që ndonjëra nga partitë politikë qoftë partia e parë apo edhe të tjera kanë mundësinë që ta sigurojnë një shumicë prej 61 deputetë dhe me pajtueshmërinë me vullnetin politikë të tyre atëherë edhe mund të vlerësoj që këtu nuk ka gjasa të formohet një qeveri e re dhe rrjedhimisht mund të hap rrugën që të caktohet zgjedhjet e reja të parakohshme që sipas afatit ligjor duhet të mbahet jo më vonë se 40 ditë nga dita kur është shpërndarë kuvendi”, sqaroi Bugaqku.

Megjithatë, Bugaqku tha se zgjedhjet e parakohshme mbeten opsioni më i mundshëm për ta zhbllokuar ngërçin politik.

“Në kuptimin kushtetues presidentja edhe në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetutës gjykata në një formë i kërkoi presidentit të shtetit që të bëjë përpjekje maksimale që brenda afatit 10 ditorë të shohë mundësinë që të shmangen zgjedhjet e parakohshme në kuptimin e asaj që të ftojë në konsulta dhe të shohë mundësinë që të arrihet një kompromis politikë qoftë së paku për një qeveri gjithëpërfshirëse ose për një qeveri teknike sepse kemi disa aspekte shumë të rëndësishme që duhet ti kalojmë në kuvend, qoftë ligji i buxhetit, por edhe marrëveshjet ndërkombëtare, mirëpo në situatën kur edhe presidentja e shtetit e verën që mungon vullneti politik për kompromise në mes subjekteve politike parlamentare ne e shohim të vetmin mundësi të shpallim zgjedhjet e reja dhe ato zgjedhje të reja që të jenë një rrugë zgjidhje në kuptimin e asaj që qytetarët e Kosovës të dalin edhe njëherë para kutisë së votimin edhe të përcaktojnë vullnetin politikë të tyre ndërmjet votës së lirë dhe besoj që kjo do të jetë forma e duhur dhe forma e vetme që ne po përfundojmë sepse duke parë deklarata politike atëherë nuk mbetet rrugë tjetër përpos shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme”, potencoi Bugaqku. /EO