Mosformimi i qeverisë, Deliu: Ata numra e rikonfirmuan pafuqinë politike të Kurtit
Foto: Laura Hasani

Mosformimi i qeverisë, Deliu: Ata numra e rikonfirmuan pafuqinë politike të Kurtit

Aktuale October 27, 2025 - 09:40

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, foli në lidhje me dështimin e djeshëm të Albin Kurtit për ta formuar qeverinë.

Ajo u shpreh se ishin vetëm 56 vota pro kësaj përpjekjeje dhe sipas saj, këta numra rikonfirmuan pafuqinë politike të Kurtit.

“Ka qenë ashtu siç e kemi thënë dhe e kemi pritur prej datës së mbajtjes së zgjedhjeve, të muajit shkurt, pritshmëritë tona kanë qenë që shumica e dalë nga zgjedhjet e shkurtit e Vetëvendosjes nuk do t’i ketë numrat për ta bërë qeverinë, ndonëse për muaj të tërë eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje janë deklaruar që i kanë numrat, ndonjëherë kanë thënë që i kanë për qeverinë, e nuk i kanë për Kuvendin. Kjo ka qenë një sagë e deklaratave të përhershme që ndonëse kishte bllokadë, eksponentë të LVV-së nuk kanë hezituar që të deklarohen në favor të votave për ta bërë qeverinë”.

“Ishin vetëm 56 vota pro përpjekjes për ta bërë qeverinë ‘Kurti 3’, ata numra e rikonfirmuan edhe dje pafuqinë politike të z. Kurti dhe të Lëvizjes Vetëvendosje, që t’i japë fund kësaj sage të gjatë të zhvillimeve brenda Kuvendit të Kosovës”, u shpreh ajo. /klankosova