Seanca për votimin e qeverisë, liderët e opozitës shihen në diskutim kokë më kokë
Aktuale
October 26, 2025 - 10:22
Seanca për Qeverinë “Kurti 3” ende nuk ka nisur, megjithëse ishte paralajmëruar të fillonte në orën 10:00.
Para fillimit të saj, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, deputeti Abelard Tahiri dhe deputetja Ganimete Musliu u panë duke biseduar për disa minuta.
Nuk dihet se për çfarë po bisedonin, megjithëse nga këto dy parti kanë deklaruar se nuk kanë votë për Qeverinë “Kurti 3”.
