Abdixhiku: Sot bie perdja e mashtrimit 8 mujor
Aktuale
October 26, 2025 - 09:29
Kryetari i LDK-së, Lummir Abdixhiku ka thënë se sot nuk pret asgjë nga seanca e jashtëzakonshme ku pritet të propozohet votimi i qeverisë së re nga mandatari Albin Kurti.
Abdixhiku tha se sot do të bie perdja e mashtrimit 8 mujor, duke ju referuar deklaratave të Kurtit se i ka numrat për qeverinë e re, transmeton Zeri.info.
Sipas tij vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
“Nuk pres asgje, punët e mira nuk lihen ditët e fundit, por sot bjen perdja e madhe mashtrimit 8 mujor se numrat e qeverisë janë, se ka shumicë, se po bllokohet vullneti i popullit të Kosovës”.
“Po shkojmë sipas gjitha gjasave drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, tha Abdixhiku para se të hynte në Kuvend. /Zëri