Sot seanca për votimin e Qeverisë, s'dihet nëse Kurti i ka numrat
Sot mbahet seanca për votimin e mandatit të tretë të Qeverisë Kurti.
Seanca është paraparë të nis nga ora 10:00.
Megjithatë, është e paqartë nëse në këtë seancë janë votat e mjaftueshme prej 61 për formimin e kabinetit qeveritar.
Lidhja Demokratike e Kosovës të cilës Kurti i ka bërë ofertë për bashkëqeverisje e ka bërë të qartë se nuk do të hyjë në koalicion me LVV-në.
Edhe Nisma Socialdemokrate e drejtuar nga Fatmir Limaj, parti kjo e cila kishte zhvilluar negociata me LVV-në për bashkëpunim, ka njoftuar se nuk dëshiron të hyjë në qeverisje me LVV-në.
Në periudhën kur ishe bllokuar procesi i zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, Nisma kishte thënë se do ta votonte Qeverinë Kurti III, me kushtin që kësaj partie t’i takonte kryetari i Kuvendit.
Por, pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryetar i legjislativit, partia e Limajt kishte thënë se nuk bashkëpunon me LVV-së, derisa Basha e drejton Kuvendin.
Albin Kurti, kryeministër në detyrë të shtunën nuk i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për pritjen në seancën e së dielës dhe nëse i ka votat e mjaftueshme.
Kurti, derisa Kuvendi nuk ishte i konstituuar vazhdimisht kishte thënë se i ka votat për formimin e Qeverisë.
Por, javën e kaluar nga Lodra tha se ky proces është i vështirë, duke akuzuar opozitën se nuk po dëshiron bashkëpunim.
Ai kishte thënë se ka shumë inate e përçarje.
Por, të premten, deputetja nga Grupi Parlamentar i LVV-së, Mimoz Kusari – Lila, në Tëvë1 tha se nuk i kanë votat, por që janë duke bërë përpjekje deri në momentin e fundit.
Kurti ka mbështetjen e disa deputetëve nga komuniteti jo shumicë, jo serb, por që janë të pamjaftueshme.
Nga opozita kanë akuzuar Kurti se tentuar të “peshkojë” deputet të tyre.