Nëse s’ka qeveri nesër, cilat janë hapat e Osmanit?
Nesër, me fillim nga 10:00, Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancën e parë ku në rend dite ka formimin e qeverisë.
Se a do të arrihet të votohet ajo, mbetet të shihet në pak orë.
Rreth kësaj teme është deklaruar një ditë më parë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Ajo në në një intervistë për Deutsche Welle, ka thënë se nëse nuk ka marrëveshje për qeveri të re, do t’i ftojë të gjitha partitë për konsultime, nëse ndonjëra mund të krijojë shumicën, raporton Klankosova.tv.
“Nëse ka marrëveshje, mund të mbahet seanca dhe mund të ketë qeveri. E nëse s’ka marrëveshje, si presidente, do t’i ftoj të gjitha partitë politike nëse ka mundësi që dikush të krijojë shumicën. Mendoj se është herët të flasim për zgjedhje të jashtëzakonshme, por është alternativë nëse nuk krijohet shumica”, u shpreh Osmani.
Ndërkaq, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka zgjedhur heshtjen për këtë temë.
Ai nuk e ka thënë asnjë fjalë rreth asaj se a do ti ketë të 61 votat e nevojshme për nesër.