Osmani flet me ministrin e Arabisë Saudite për tërheqjen e investimeve të reja në Kosovë

Osmani flet me ministrin e Arabisë Saudite për tërheqjen e investimeve të reja në Kosovë

Aktuale October 24, 2025 - 19:42

Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me ministrin e Ekonomisë dhe Planifikimit të Arabisë Saudite, Faisal bin Fadhil Alibrahim.

Ajo ka theksuar se me politikanin arab ka diskutuar për mundësitë që Kosova të tërheq investime të reja në prag të “Future Investment Initiative”, që do të mbahet në Riad, transmeton Klankosova.tv.

“E falënderova për mbështetjen që Arabia Saudite i ka dhënë Kosovës ndër vite dhe theksova rëndësinë e hapjes së kapitujve të rinj të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.”

“Në prag të ‘Future Investment Initiative’, që do të mbahet në Riad, diskutuam për mundësitë që kjo platformë ofron për Kosovën për të tërhequr investime të reja dhe për të forcuar lidhjet me tregjet globale,” ka thënë Osmani në Facebook.

Gjatë ditës, Osmani është takuar edhe me deputetët gjermanë Johannes Volkmann dhe Roderich Kiesewetter, si dhe me Mark Speich, sekretarin e përgjithshëm të Konrad Adenauer Stiftung.

Ajo deklaroi se takimet i pati të ndara me përfaqësuesit gjermanë dhe biseduan për bashkëpunimin dypalësh.