Shqipëria deporton Imran Hoseinin, studiuesit: Duhej ndaluar më herët për “flirtin” me Rusinë

Shqipëria deporton Imran Hoseinin, studiuesit: Duhej ndaluar më herët për “flirtin” me Rusinë

Aktuale October 24, 2025 - 14:34

Një ditë më parë autoritetet shqiptare nuk lejuan të vizitonte Shqipërinë prediskuesin fetar nga Trinidadi, Imran Hosein.

Sipas burimeve mediatike, Struktura e Posaçme e Antiterrorit e ka deportuar atë, për shkak të qëndrimeve dhe të predikimeve të tij për Izraelin.

Për studiuesin Besnik Sinani një gjë e tillë duhet të kishte ndodhur më parë për arsye të tjera, jo për këtë që kanë dhënë autoritetet shqiptare.

Sipas Sinanit, Imran Hosein flirton hapur me Serbinë dhe Rusinë dhe njihet për qëndrimet e tij në mbështetje të politikave të këtyre dy vendeve.

“Turpi i ndalimit të hyrjes se Imran Hoseinit eshte se arsyeja e përmendur në media ka të bëjë me qëndrimin e tij ndaj Izraelit, ndërkohë që në Shqipëri atij do të duhej t’i ishte ndaluar hyrja për shkak të qëndrimeve të tij e flirtimit me Serbinë si pjesë e flirtimit me Rusinë”, shkruan Sinani në një reagim të tijin në rrjetet sociale. /Tema