Qeveria në detyrë mbajti mbledhje elektronike, këto janë dy vendimet që mori
Aktuale
October 24, 2025 - 12:09
Qeveria në detyrë e Kosovës ka njoftuar se dje ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë dy vendime.
Në kë mbledhje është marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 10.000 € me qëllim të promovimit të vendit, për organizatën FLOSSK — Free Libre Open Source Softëare Kosova, për edicionin e 10-të të konferencës “Software Freedom Kosova (SFK)”, e cila do të mbahet më 24 - 26 tetor 2025 në FIEK, Prishtinë.
Po ashtu është aprovuar Raporti Nëntëmujor i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025. /Zëri