Abdixhiku e quan “qyqar” Tahirin e Vushtrrisë: Më pritni deri më 10 nëntor
Aktuale
October 24, 2025 - 11:02
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e quajti “qyqar” kreun e Degës së kësaj partie në Vushtrri, Xhafer Tahirin.
Duke folur për koalicionin e arritur ditë më parë mes Tahirit dhe Lëvizjes Vetëvendosje në këtë qytet, Abdixhiku në RTV Dukagjini tha se kjo ujdi është “e pavlefshme” për këtë parti.
“Kjo është tema më e parëndësishme për LDK-në, sepse jemi në betejë në nëntë komuna të tjera ku jemi në garë. Vushtrria nuk është në garë, sepse kemi dalë të tretit. Secili njeri që e shtrinë qafën para kryetarit të një partie tjetër është qyqan”, tha Abdixhiku, duke shtuar se “për punët e shtëpisë merremi vetë” dhe se vendimi përfundimtar do të merret më 10 nëntor.