Hulumtimi interesant: Gjyqtarët s’guxojnë të dënojnë politikanë
Sfida të mëdha po vazhdojnë ta përcjellin sistemin prokurorial dhe atë gjyqësorë.
Ndër kryesoret janë ndikimi politik në drejtësi, mungesa e ndëshkimeve, zvarritja e procedurave gjyqësore, niveli i ulët i konfiskimit të pasurisë së fituar kundërligjshëm dhe mungesa e buxhetit adekuat për institucionet e drejtësisë.
Këto u përfshinë në botimin e nëntë të raportin të Indeksit të performancës së institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë, e që u prezantua të enjten nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.
Nga përgjigjet e anketës kuptohet se 76 për qind e qytetarëve mendojnë se personat me ndikim politik kanë më pak gjasa të ndëshkohen nga ligji, ndërkaq 22.7% thonë se pavarësisht kësaj, të njëjtit kanë gjasa të ndëshkohen në bazë të dispozitave ligjore./klankosova