Kurti: Investime si kurrë më parë po bëhen në shëndetësi

Kurti: Investime si kurrë më parë po bëhen në shëndetësi

Aktuale October 23, 2025 - 13:53

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se po kryhen investime si kurrë më parë në shëndetësi.

Kurti ka shpërndarë postimin e ministrit në detyrë të Shëndetësisë Arben Vitia, ku shihen pamje nga investimet që po bëhen në Klinikën e re të Kardiologjisë.

“Investime si kurrë më parë po bëhen në shëndetësi. Ndryshimi është rrënjësor, e këtë mund ta vërejmë edhe në Klinikën e re të Kardiologjisë, punimet e së cilës janë drejt përfundimit. Aparatura të reja, kushte më të mira e të dinjitetshme dhe më shumë kujdes për pacientët”, ka shkruar Kurti. /Zëri